Formula 1: Austria në ‘këmbë’, teste e garë me tifozë
Nëse situata epidemiologjike në Austri nuk përkeqësohet në mënyrë dramatike në javët e ardhshme, gjithsej 10,000 teste koronavirus do të kryhen në garat inauguruese të Kampionatit Botëror të Formula 1 në datat 5 dhe 12 korrik në Spielberg.
Sipas agjencisë austriake të lajmeve ‘APA’, mostrat do të merren dy herë në ditë, për tu analizuar nga një laborator në Ebersberg, Gjermani, i cili do të jetë i hapur 24 orë në ditë, dhe rezultatet do të jenë në dispozicion pas afro 16 deri 24 orësh.
Organizatorëve iu dha drita jeshile për të zhvilluar kampionatin pasi paraqitën në qeveri një draft tërësor dhe profesional të masave kundër përhapjes së sëmundjes Covid-19.
Madje me tifozë, ndërsa deri në 3 mijë njerëz do të jenë në gjendje të hyjnë në impiante për të ndjekur garat. Sipas protokollit të gjithë ata do të duhet të kalojnë një provë për koronavirus.
Sakaq, pas garave në Austri, dy garat e tjera në mes të muajit korrik, do të zhvillohen në Mbretërinë e Bashkuar në pistën e Silverstones.