F1 gati: Mercedes, makina për t’u mundur…

Pas 126 ditësh (nga 28 shkurt, testet e dimrit në Barcelona) zhurmat e makinave fillojnë përsëri. Ende pak Grand Prix, rregulla të hekurta për të luftuar Covid-19, por arsyeja e zakonshme teknike vazhdon: Ferrari në sulm kundër kampionit botëror Hamilton

Formula 1 i ndez motorët pas 126 ditësh (28 shkurti, testet e dimrit në Barcelonë). Eshtë sporti i parë ndërkombëtar që kthehet në skenën e një bote të detyruar të ndalojë për shkak të pandemisë. Në Australi, në mes të natës 12 dhe 13 marsit, u vendos anullimi i garës debutuese për Kupën e Botës 2020. Pas një rasti pozitiv në ekipin McLaren në Austri, në pistën në pronësi të Red Bull, të premten, më 3 korrik, do të nisin provat për garën e parë të botërorit 2020.

Pista me dyer të mbyllura. Pa publik, pa mysafirë, një staf teknik i zvogëluar (maksimumi 80 njerëz përfshirë pilotët), media e pakët, asnjë kontakt ndërmjet dhe brenda të njëjtës skuadër, protokolle shumë të rrepta shëndetësore të sigurisë (çertifikatë mjekësore pas mbërritjes në Austri) dhe tamponë të përsëritur në çdo 5 ditë. Dyert e Formula 1 për tifozët, me siguri do të qëndrojnë të mbyllura në garat e para. Në varësi të evolucionit të pandemisë, do të vendoset edhe nëse do të hapen në disa Grand Prix. Formula 1 ka përgatitur rregulla të ndryshme, në varësi të faktit nëse ka spektatorë apo jo.

Kalendari i Grand Prix. Vazhdimi i sezonit do të shpallet së shpejti. Deri tani janë përcaktuar 8 gara: pas dy Grand Prix në Spielberg (5 dhe 12 korrik), në javën pasuese është menjëherë Hungaria (19 korrik), më pas një pushim, para garimit të dyfishtë në Silverstone (2 dhe 9 gusht), gara këto të ndjekura nga Spanja (16 gusht). Një tjetër pause dhe më 30 gusht garohet në Belgjikë dhe më 6 shtator në Monza. Faza e dytë e Botërorit në Itali tani është pothuajse e sigurt, më 13 shtator në Muxhelo, një pistë në pronësi të Ferrarit. Formula 1 shpreson ta përfundojë Botërorin me 15/16 gara, me të fundit në Abu Dhabi në dhjetor.

Të gjithë kundër Mercedesit. Me një shirit të zi kundër racizmit me mbishkrimin “WeRaceAsOne”, në mbështetje të fushatës së F1 për diversitetin, të inicuar nga Ljuis Hamilton, piloti britanik me Mercedesin e tij do të synojë titullin e 7-të botëror dhe të barazojë me rekordin e Mikael Shumakerit. Kampioni britanik, i cili ka qenë edhe në ballë të fushatës “BlackLivesMatter” muajt e kaluar, besohet se do të ketë një makinë të pathyeshme. Këtë vit ai mund të mbështeten edhe te Das, sistemi drejtues me dy boshte që ndryshon në lëvizje pozicionin e rrotave të përparme. Rinovimi i kontratës së tij duhet të arrijë në javët në vijim.

Ferrari i së ardhmes.Çarls Leklerk, 22 vjeç, është gjithnjë e më shumë në qendër të projektit Maranelo, veçanërisht pas lamtumirës së Sebastian Fetel në fund të këtij sezoni, kur ai do të zëvendësohet nga spanjoli 25-vjeçar, Karlos Sainz. Piloti nga Montekarlo ka qenë protagonist i shumë iniciativave në këto muaj: model për Xhorxho Armanin, protagonist i nhjëb filmi me metrazh të shkurtër… Gjermani, që më 3 korrik, në ditën e provave do të mbushë 33 vjeç, a do të jetë “armiku” i tij brenda shtëpisë së kuqe? “Unë jam gati të jap maksimumin,” ka thënë Seb, pa i fshehur vështirësitë e testeve të dimrit. “Por ne nuk fillojmë të mposhtemi për këtë”. Sepse një e kuqe e re, siç zbulohet nga drejtori i ekipit, Matia Binoto, do të shihet vetëm në Hungari. Të presim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!