Rikthehet Partizani, Flamurtari mund thellë fqinjët…

Kategoria Superiore, Java e 31: Partizani- Laçi 1-0 (Çinari 11′)

Flamurtari- Luftëtari 6-1 (Ribaj (p) 8′, 87′, Ramos 44′, Hoxhaj 56′, 71, 75’/ Oshafi (p) 58′ )

Partizani rikthen besimin se në garën për në europë, mund tja dalë. Pas dy fitorëve me Flamurtarin e Luftëtarin sot në “Air Albania”, ka mundur një rival direkt për Europa League, Laçin.

Një gol i Çinarit, pas hezitimit të mbrojtësëve miq në minutën e 11-të, i ka sherbyer të kuqëve ti shtojnë vetes tri pikë të arta në tabelë e dhënë një ‘goditje të fotë krizës së tyre.

Te Partizani mungonte Belica si lojtari kryesor i mbrojtjes vendase por Boldor edhe pse në ndonjë rast gaboi, u shfaq në lartësi në duelet me Nuabuezën. Sulmuesi i bardhezinjëve, u kthe në fushë pas disa javëve teksa më herët u pat operuar në gju.

Ndërkaq loja përgjithësisht u dominua nga kurbinasit, por në raste të caktuara vendasit me Bardhin ndër më aktivët sot, rrezikuan të shënojnë gola të tjerë.

Flamurtari shpartallon Lutëtarin 6-1 në sfidën direkte të të rrëzuarëve.

Takimi në stadiumin ÇFlamurtari’ nisi me disa minuta me vonesë (masa organizative), por vendasit vihen shpejt në kontroll të lojës dhe arrijnë të shënojnë me Ribaj nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fund të pjesës së parë Flamurtari gjen e dhe të dytin ndërsa në fraksionin tjetër, i vjen radha tri golave të Ardit Hoxhës.

Në të 58- miqtë gjejnë golin e vetëm të tyre me penallti ndërsa Ribaj tri minuta nga fundi, shënon golin e dytë personal dhe të gjashtin për vlonjatët.

Pas këtij rezultati, skuadrat ndryshojnë vendet në tabelë por kurrësesi verdiktin sezonal të largimit në fund të edicionit nga Superiorja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!