Tri sfida në…vapë

Në 17:00, Vllaznia-Teuta, Kukësi-Bylis dhe Skënderbeu-Tirana (20:00), janë ndeshjet e sotme të javës së 31-të të Kategorisë Superiore.

Po për këtë javë, dje Partizani mundi Laçin 1-0 dhe Flamurtari në fitoren e parë sezonale në shtëpi Luftëtarin 6-1.

Parë renditjen, duket se e gjithë beteja e këtij fund edicioni sportiv, mbetet e fokusuar te zona europiane. Triumfi i të kuqve dje, e bashkon skuadrën e Sormanit me grupin e skuadrave (Laçi, Teuta, Skëndërbeu) që tentojnë vendin e tretë.

Gjithsesi, edhe në Korçë ka garë. Nëse vendasit ndalin Tiranën dhe Kukësi fiton ndaj Bylis, spiralja e titullit mund të ndyshojë sërish. Së paku, kështu shprehen te kampi kuksian, të cilët besojnë ende se në 6 javë, mund të rekuperojnë 9 pikët diferencë.

Enigmatik dueli në ‘Loro Boriçi’. Vllaznia në kërkim të tri pikëve, apo Teuta për të konsoliduar vendin e tretë. Gjithnjë nëse Skënderbeu nuk merr tri pikë…

Ndeshjet, sot java e 31-të:

Vllaznia-Teuta (17:00)

Kukësi-Bylis (17:00)

Skënderbeu-Tirana (20:00)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!