Novi: “Do t’i kërkoj dorëheqjen presidentit”

Trajneri i skuadrës së Luftëtarit, Neritan Novi, pas ndeshjes me Flamurtarin dhe humbjes së thellë 6-1, deklaroi në emisionin “Gol pas Goli” të moderuar nga gazetarja Vilma Masha, se do t’i kërkoj dorëheqjen e tij presidentit të skuadrës së gjirokastrite.

I pyetur nga paneli, se cili është shkaku i këtij vendimi, trajneri Neritan Novi, pa e fshehur mërzitinë e tij, theksoi: “Nuk e prisja një humbje të tillë kaq të thellë nga ekipi i fundit në kategori. Të paktën, mendoja dhe prisja një rezultat të barabartë.”

Edhe pse Novi fliste me optimizëm për të ardhmen e Luftëtarit, ai ishte i vendosur për të paraqitur dorëheqjen e tij te presidenti i klubit gjirokastrit.

Pas greku Jorgos Marantas dhe kryeqytetasit Nikolin Çoçllit, trajneri gjirokastrit Neritan Novi, është i treti që ka drejtuar skuadrën e Luftëtarit gjatë këtij sezoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!