Idrizaj kërkon një Partizan luftarak

Vlerëson kundështarin dhe promovon vazhdimësi. Hektor Idrizaj, ndien se Partizani i këtij edicioni nuk i ka bërë mirë detyrat sezonale duke thënë se përballjet e fundit me Luftëtarin dhe Flamurtarin, i kanë dhënë disi qetësi por të shtunën ndaj kurbinasëve kërkohet tjetër marsh. Për ‘Supersport’ mbrojtësi i kuq ndërsa vjen nga një dëmtim i gjatë shprehet:

Laçi?

“Laçi është një skuadër agrezive dhe luajnë një futboll të bukur. Klasifikimi tregon që ne duhet ta fitojmë këtë ndeshje që të stabilizohemi e t’i japim vazhdimisinë dy fitoreve që kemi marrë deri tani”.

Objektivi i Partizanit? “Objektivi minimal është Europa dhe do luajmë deri në fund. Pritshmëeritë kanë qenë të mëdha për ne dhe jemi koshient për këtë gjë. Duhet të përqendohemi te ndeshja e radhës që është e fortë dhe të marrim një rezultat pozitiv”.

E ardhmja? “E ardhmja ime nuk varet nga mua, e para për mua dhe  të gjithë ekipin e rëndësishme është vazhdimisia, pastaj të gjthë lojtarët kanë planet e tyre. Çdo gjë është lënë e hapur nga të dyja palët”, u shpreh Idrizaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!