Trashi në Kuvajt, kontratë 5 vjeçare

Lojtari i Kombëtares kuqezi dhe Partizanit Lorenc Trashi një futbollist me të dhëna të shkëlqyera pret një kalim jashtë vendit për të luajtur në nivele më të larta.

Mësohet se 28 vjeçaripasi u përfol për një kalim në Turqi por dhe në Kroaci, përmes menaxherit të tij ka arritur rë firmosë një kontratë fantastike në Kuvajt.

Mbrojtësi i krahut të majtë është lojtar i skuadrës më të titulluar në Kuvajt, Qadsia Kuvajt. Ditën e sotme janë zbuluar edhe shifrat e transferimit të tij.

Lojtari kampion edicionin e kaluar te Partizani, ka firmosur kontratë për pesë vite dhe do të përfitojë plot 200 mijë dollarë në sezon. Nga kjo tratativë, Partizani arrin të arketojë 250 mijë dollarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!