Mendon për edicionin tjetër, Abazaj mesazh Kukësit

Abazaj për largimin: “Do të kem kohën e duhur për të gjetur ekipin e duhur”.

Për RTSH, sulmuesi Kristal Abazaj, ka deklaruar sot se nuk ka ndërmend të vazhdojë të qëndrojë te verilindorët për kupat e Europës. Humbja e terrenit me Tiranën në kampionat dhe zërat për një kontratë të re me Legia Gdansk në Poloni, duket se kanë ndikuar jo pak në ndryshimin e kursit të futbollistit me origjinë nga Tropoja.

Kemi disa opsione, disa fjalë të mira, por të shohim se ka edhe 6 ndeshje për të mbaruar sezoni këtu. Pastaj do të kem kohën e duhur për të gjetur ekipin e duhur. Nuk mund të them emrin e një kampionati, pasi po kërkojmë një ekip që të kemi minutazh se është e rëndësishme që të kem minutazh.

Sinqerisht ndjehem mirë, fizikisht ndjehem mire. Nuk jam ende në 100% tim, por po vij drejt tij. Shpresoj te vazhdimësia në formë dhe kthimi te Kombëtarja, pse jo. Po bëre mirë aty janë sytë e të gjithëve, po dhe maksimumin tënd për të ndihmuar aq më mirë.

E rëndësishme është që nuk kam pësuar asnjë dëmtim në këto ndeshje që kemi zhvilluar. Nuk kam pasur dëmtime, kam qenë shumë mirë fizikisht dhe shpresoj që të vazhdoj kështu. Dihet, për ne futbollistët dëmtimet janë një gjë e keqe.

“A besojmë te titulli? “Po besoj se po, kemi Bylisin të dielën dhe kemi edhe Tiranën. Të shohim, t’ia lëmë kohës, por 9 pikë nuk janë pak”,- tha sulmuesi anësor i Kukësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!