Nuabueze kthehet në seancë, te Kukësi refuzohet stërvitja. Siti humb Agueron…

727:Kukësi shpall krizën me pagat. Sipas Tv Klan, skuadra pas seancës së paradites, pasdite ka refuzuar të zbresë në terren. Sidomos baza e grupit.Flitet se te Kukësi nuk ka paga që nga muaji shkurt.

727: Safet Gjici presidenti i nderit i Kukësit, në një lidhje skype me ABC News, tha se gjyqtari Meta, i ka mohuar skuadrës së tij, një penallti.

727: Kirian Nuabueze, pasi kreu një ndërhyrje kirurgjikale ditë më parë në gju, sot doli në seancë te rregullt me Laçin. Me gjasë do marrë minuta të shtunën ndaj Partizanit në Tiranë.

727: Siti shpartallon Bërnlin 5-0 por humb sulmuesin Aguero i cili pësoi një dëmtim në këmbën e majtë. Nesër kontrolli i specializuar.

727: Juventus me një gol të Ronaldos me penallti dhe një kryeveper të Dibala gjatë pjesës së parë, fiton në Bolonja duke kryesuar Seria A me 66 pikë.

727: Në La Liga Vijarreal-Sevilja u mbyll 2-2, ndërsa Leganes- Granada përfundoi pa gola.

727: Japonia do të kthejë tifozët në stadium. Vendimi i qeverisë, lejon federatën japoneze të hapë dyert duke nisur nga 10 korriku. Limiti i lejuar, 5 mijë tifozë.

727:Karlo Ançeloti përndiqet nga gjykatat spanjolle. Italiani akuzohet se gjatë kohës te Reali (2013-2015) ka fshehur të ardhuart nga fitimi i bonusëve të imazhit.

727: E turpshme. Një aeroplan i vogël tregon një mesazh racist gjatë Mançester Siti-Bërnli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!