Përgatitësi atletik, ndahet nga jeta

Përgatitësi i njohur atletik, Gjergji Poloska, ka ndërruar jetë.
Klubi i Kukësit përmes një mesazhi, i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve të Gjergjit, për këtë humbje të madhe.
“Të gjithë ata që të njohën, do të kujtojnë si një njeri punëtor, i urtë dhe babaxhan. Gjergji ishte pjesë e skuadrës sonë sezonin që fituam titullin kampion dhe si kampion dhe ishte një kontribuues i madh në atë titull të fituar. Prehu në paqe Gjergj! I paharruar qoftë kujtimi yt!”, ka qenë mesazhi i klubit verilindor.
