‘Teleteksti’ i mbrëmjes

727: Partizani-Laçi do luhet në ‘Air Albania Stadium’. Të shtunën, skuadra e Sormanit e ka deçizive përballjen me kurbinasit e vendit të tretë në betejen për Europën.

727: Tirana pas fitores 5-1 në të vajtjes, ka vendosur të bëjë rrotacion në sfidën e nesërme në Kupë ndaj Besëlidhjes në çerekfinale.

727: Kukësi kthen qetësinë te ‘rebelët’ e pagave. Verilindorët morën garanci se deri të premten do të shlyhen financiarisht.

727: Ipko gati të rikthejë tifozët. FFK, ka njoftuar se ka gjetur akordin me qeverinë për të rikthyer një pjesë të mbështetësve në shkallë.

727: Besa e Pejës në hendboll fitoi titullin për edicionin 2019-2020, duke vendosur edhe rekordin e të gjitha takimeve pa humbje.

727: Totenhem kthehet te fitorja. Në derbin e sotëm me Uest Hem, fitoi 2-0 duke u ngjitur në vend të 7-të. Golin ne dytë e shënoi Kejn, teksa pas një pauze të gjatë përshendet rrjetën. Më herët Lester- Brajton 0-0.

727: Benfika mundet në mënyrë surprizë në shtëpi nga Santa Klara 3-4. Para kësaj sfide, Benfika dhe Porto ( po luan tani derbin me Boavistën), qëndronin me pikë të barabarta në tabelë (64).

727: Çelsi ka njoftuar se ka gjetur akordin me dy lojtarët Ulian dhe Pedro për të zgjatur kontratën deri në 20 gusht. Më pas janë të lirë…

727: Barcelona me shumë vështirësi shënon me Rakitiç ndaj Atletik Bilbaos në minutën e 70-të duke kryesuar 1-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!