Spanja mendon për rihapjen e stadiumeve…

Një fund-sezoni me stadiume me dyer të hapura për tifozët. Tabloidi iberik “AS”, raporton se presidenti i ligës spanjole, Javier Tebas, e ka avancuar propozimin për të ripunuar protokollin, edhe nëse rruga ende duket e gjatë.

Ideja është që rihapja e stadiumeve në Spanjë për tifozët, të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. “Ne po punojmë për mundësinë e rihapjes së stadiumeve. Me kusht, që distanca sociale dhe detyrimi për të mbajtur maskë, të garantohet. Për më tepër, janë duke u studiuar zonat, me një hyrje “ad-hoc”.

Nga sa thuhet, mbetet të kuptohet se si do të menaxhohen hyrjet. Por edhe për këtë, Tebas ka menduar. “Do spektator, përmes internetit, do të duhet të komunikojë orën dhe minutën e hyrjes, në mënyrë që ata të hynë në stadiume duke shmangur grumbullimin. Një parim, që padyshim, që do të respektohet edhe në dalje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!