Reali gjen ‘Di Stefanon’ me tri gola…

La Liga: Real Madrid-Eidar 3-1, Atletik Bilbao- Atletiko Madrid 1-1, Sociedad-Osasuna 1-1

“Los Blancos” u rikthyen fort në La Liga, ndërsa fituan 3-1 përballë Eibarit në shtëpinë e re të ‘Di Stefano’-s. Në formacion edhe Eden Hazard, i cili u rikthye pas dëmtimit të gjatë.

Në “Alfredo di Stéfano” ishte një gjerman që do regjistronte golin e parë që në minutën e 4-t. Toni Kros ia la stafetën kapitenit Serxhio Ramos në të 30-tën, pas asistit të Hazard. Braziliani Marcelo trefishoi brenda fraksionit të parë për 3-0 në të 37-tën.

Miqtë shkurtuan diferencën në minutën e 60-të me Bigan, por pa mundur të rrezikojnë rezultatin e Realit, i cili administroi.

Në sfidat e tjera Atletik Bilbao dhe Atletiko Madrid barazuan 1-1. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, me të veçantën e Diego Kostas, teksa pasi barazoi për miqtë, ia dedikoi golin lojtares së Atletiko Mardid për femra Virxhinia Torreçilo.

Ndërsa në orën 22:00 përballja baske Sociedad-Osasuna u mbyll 1-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!