Fitoi Kupën, Gatuzo lëvdata nga mediat vendase…

Për shumë specialistë në Itali ajo ishte kupa e tij. Rino Gatuzo, ndërsa mbërriti gjatë sezonit aktual për të udhëhequr Napolin pas largimit të Ançelotit, arriti të mbrrijë në ‘pod’, duke i dhënë Kupën e gjashtë në histori klubit Aurelio De Laurentis.
Një sukses dedikuar për motrën e tij (pak ditë më parë motra e Gatuzos ndërroi jetë: redaktori), por edhe për të gjithë njerëzit napolitanë, të cilët e pritën me optimizëm që pas bashkimit me skuadrën.
La Gazzetta dello Sport teksa e ka votuar me notën 7, shkruan se futbolli i tij është paradoksal sepse është një “rrufe në bazë të vlerave sakiane“.
Për Corriere dello Sport (nota 7) “ai fiton trofeun e tij të parë me meritë dhe durim”. Il Mattino (nota 9) gjykon taktikat e tij “prej fituesi” ndërsa Tuttosport (nota 8), përfundon kartën e raportit me një “chapeau” shumë të qartë.