Kupa e Italisë i shkon Napolit…

Pas Naim Kryeziut me Romën dhe Tomas Strakoshës me Lacion, Elseid Hysaj bëhet futbollisti i tretë shqiptar, që fiton një trofe në futbollin italian…

Napoli fiton Kupën e Italisë. Në një impiant të zbrazur në ‘Olimpico’ të Romës, skuadra e Xhenaro Gatuzos mund pas penalltive Juventusin, 4-2.

Një finale, e cila u luajt pas ‘turneut’ gjysmëfinal dhe menjëherë beteja për trofeun. Për t’i lënë radhën kampionatit. Napoli, pavarësisht se përballë pati Juven, diti të komportohet e t’i shkojë më pranë suksesit përgjatë 90 minutave.

Disa raste, me kulmin, në minutat kur Elseid Hysaj u fut në lojë si zëvendësues. Një top i krosuar nga këndi, topi që shkon drejt rrjetës dhe vetëm përvoja e Bufon eviton golin. Dy shtyllat napolitane me Insinje dhe Elmaz, e afruan skuadrën me troifeun…

Pas barazimit për 90 minuta, radha e penalltive. Kështu e pati rregullorja aktuale italiane. Aty ku skuadra e Napolit nuk gaboi asnjë penallti. Festa e gjitha e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!