Hysaj fiton trofeun e parë në Seria A

Sukses i madh i kapitenit të Kombëtares kuqezi Elseid Hysaj. Fiton Kupën e Italisë me Napolin.

Fitorja e Napolit ndaj Juventus në Kupën e Italisë, pati edhe një protagonist shqiptar. Elseid Hysaj, kapiteni i Kombëtares kuqezi, u fut si zevëndësues në pjesën e dytë, duke dhënë kontributin e tij në suksesin e skuadrës napolitane.

Në fund, 26-vjeçari nga Shkodra, me të drejtën legjitime të festimit të trofeut të dytë të rëndësishëm në Itali.

Përpos Igli Tares në rol drejtuesi te Lacio, Elseid Hysaj, bëhet futbollisti i tretë shqiptar, që fiton një trofe në futbollin italian. Mbrojtësi arrin te ‘maja’ e suksesit pas Naim Kryeziut me Romën dhe Tomas Strakoshës me Lacion.

Ndërkaq, pas këtij suksesi, De Laurentis pritet të rinovojë me Gatuzon (e deklaroi dje përpara finales), por mundësia që edhe Hysaj të mbetet te Napoli, janë evidente. Për të vijuar me Rrahmanin tashmë me kontratë te napolitanët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!