Binoto: ‘Pilotët e dinë që jemi Ferrari’

Pas ndryshimëve në skuadër, ndërsa për edicionin 2021 dhe 2022, Ferrari do të përfaqësohet në F1 nga Sharls Leklerk dhe Karlos Sainz, skuderia nga Maranelo, vendos pikat mbi ‘i’ për këtë edicion. Për dyshen aktuale Fetel- Leklerk.

Skuadra e Ferarrit ka bërë të qartë se cili është objektivi i tyre në sezonin e ri, duke qartësuar edhe çështjen e pilotëve, Sebastian Fetel dhe Sharl Leklerk, të cilët në sezonin e fundit kishin disa përplasje në pistë, në dëm të tyre, por edhe të ekipit Italian.

Ajo që ndodhi vjet ka qenë e rëndësishme për të gjithë ne, sidomos për pilotët. E kemi diskutuar dhe analizuar këtë problem. E përsëris, për ne përparësi ka skuadra.

Ka emrin Ferrari, gara për konstruktorë, që për ne është thelbësore. Pilotët janë të lirë të garojnë në pistë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk do të aplikojmë urdhërat në interes të skuadrës. Nëse skuadra ecën mirë edhe pilotët do të kenë avantazhet e tyre.

Ata janë të dy inteligjentë dhe mendoj se kanë më shumë besim mes tyre, me skuadrën dhe kjo do të na vlejë këtë sezon,” tha ndër të drejtori sportiv i Ferrarit, Matia Binoto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!