Todt: ‘Fetel kampioni pa kontratë’

Sebastian Fetel ende nuk e di se ku do të përfundojë në 2021.

Për sezonin 2021 në Formula 1, lëvizjet e para janë bërë tashmë. Kështu, te Ferrari, Karlos Sainz Jr do të zëvendësojë Sebastian Fetel.

Në moshën 32 vjeçare, 4 herë kampioni i botës në F1, mund të përfundojë në një skuderi te re për të cilën ka folur edhe Zhan Todt.

Në fakt, shumë tifozë dëshirojnë ta shohin gjermanin të bashkohet me Luis Hamilton te Mercedes. Një opsion që nuk anashkalohet nga Toto Volf.

Todt, ish shefi i Ferrarit dhe tani shefi i FIA, ka marrë një qëndrim për të ardhmen e Sebastian Fetel. Sipas ‘NextGen Auto’, francezi ka deklaruar për Fetel:

Nuk dua të gjykoj, thjesht dua të them se ai (Fetel) është një pilot shumë i talentuar që nuk ka vend për vitin 2021. Shpresoj për të duke menduar se F1 se do të ketë sërish në familje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!