Pas 11 vitesh, Arminia në Bundesligën 1…

Edhe në Bundesligën 2 gjermane thuajse po zgjidhen enigmat. Ajo më kryesorja po. Pas 11 vitesh, skuadra Arminia Bielefelt nga Vestfalia, ka arritur të sigurojë një biletë për pjesëmarrje në garën më prestigjoze të futbollit gjerman, Bundesligën 1 për sezonin e ardhshëm 2020-2021.

Dy ditë më parë, Arminia fitoi 4-0 ndaj Dinamos Drezden në një ndeshje të vlefshme për javën e 31-të, duke kryesuar Bungesligën 2 në kuotën e 61 pikëve.

Ky rezultat i mjaftoi skuadrës nga Bielefeldi, të siguronte suksesin, pasi dje Hamburgu, që renditej e dyti, barazoi 1-1 ndaj Osnabruckut, në një ndeshje të vlefshme për javën e 32-të.

Kur kanë mbetur edhe 3 javë nga përfundimi i Bundesligës 2, me 61 pikët e grumbulluara deri tani, Arminia Bielefelt është automatikisht skuadra e parë që siguron Bundesligën 1.

Pretendente janë edhe Hamburgu që renditet e dyta me 54 pikë, si Shtutgardi ose Heidenheim, që kanë nga 52 pikë dhe synojnë të ngjiten nëpërmjet ndeshjes së “play-off”-it.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!