Gjermania hap stadiumet. Kupa me tifozë…

Bundesliga gjermane, me gjasa, në fund të këtij muaji do ta përfundojë këtë sezon, me stadiume të mbylluara për tifozët.

Por janë shtuar zërat, se finalja e Kupës së Gjermanisë, midis Bayern Mynihut dhe Bajer Laeverkusenit, e cila është planifikuar për t’u luajtur më 4 korrik në “Olimpiastadion” të Berlinit, me shumë mundësi do t’i hapë dyert për tifozët.

Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Fritz Keller, e ka konfirmaur diçka të tillë në një intervistë për stacionin “Ard”. “Vendos qeveria, – tha numri 1 i futbollit gjerman. – Në Berli lejohen aktivitete deri në 1000 njerëz. Nëse qeveria na jep “ok”-in, ne mund të luajmë para 1000 tifozëve. Këto ditë, ne kemi folur tashmë për këtë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!