Shifra nga “jeta” e bavarezëve të Bayernit…

Pas fitores 1-0 ndaj Verder Bremenit, skuadra e Bayernit të Mynihut fitoi titullin e 30-të të saj, të 29-tin që nga themelimi i Bundesligës dhe titullin e 8-të radhazi.

Bavarezët kanë përshpejtuar mjaft në këtë drejtim në dekadat e fundit, duke vendosur edhe hegjemoni në futbollin gjerman. Nga viti 1995 deri më sot, në 22 raste nga 25, skuadra e Mynihut është renditur vetëm e para, ose e dyta.

Gjithsesi, edhe pse në tregun veror nga kasaforta bavareze dolën dhe u shpenzuan 143.5 milionë euro, në skuadrën e Bayernit blerjet nuk sollën rezultatet e pritshme.

Për Hernandez u paguan 80 milionë, Arp nuk është parë ende në fushë, ndërkohë që kartoni i Kutinjos nuk do të blihet. Paraqitjet e mira të Pavardit dhe Perisiçit, gjithsesi nuk mund t’i justifikojnë dështimet në merkaton bavareze.

Për Tomas Myler dhe David Alaba kjo është Bundesliga e 9-të personale e fituar, duke iu bashkuar kështu Frenk Riberi, si numër titujsh (rekord në futbollin gjerman). Pesë futbollistë të Bayernit kanë qenë protagonistë në 8 kampionatet e fituar rresht: Alaba, Boateng, Martinez, Myler dhe Nojer.

Çuditërisht, Bayern ka fituar vetëm një, nga 14 titujt e fundit në stadiumin e “Alianz Arena” në Mynih.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!