Ibra në stadium, polemika në Suedi…

“Blitz” i Zlatan Ibrahimoviç në Stokholm për të parë skuadrën e tij të Hamarbit, ka bërë që sulmuesi suedez tani jetë në qendër të polemikave në vendin nordik.

Ibrahimoviç dyshohet se ka shkelur udhëzimet e koronavirusit, duke hyrë në dhomën e zhveshjes së skuadrës së Hamarbit për të komplimentuar ekipin, pas suksesit të tyre kundër Ostersund. Sipas protokollin anti-covid, vetëm trajnerët dhe lojtarët në Suedi, kanë qasje në këto mjedise.

“Unë kam nevojë të di më shumë para se të flas, ne do të diskutojmë me Hamarbin”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm Federatës Suedeze të Futbollit, Mats Enquist, raportohet nga “SportBladet”.

Ndërkohë, Ibra pritet sot në Itali, ku do t’i nënshtrohet testeve të reja për të pare shkallën e reabilitimit të muskujve të dëmtuar në pulpën e tij të djathtë. Sulmuesi i Milanit ka kryer kontrollet e fundit shëndetësore më 4 qershor.

“Procesi i shërimit vazhdon mirë pa komplikime”, është rezultati i komunikuar nga klubi AC Milan. Shpresa e trajnerit Piolit është që Ibrahimoviç të jetë në gjendje për të hyrë në fushë të paktën për ndeshjen e 28 qershorit kundër Romës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!