Nashimento, 16 vjeçari që vlen 50 mln. euro!

Skuadra Botafogos sapo ka firmosur një kontratë profesioniste me “xhevahirin” e 2004-s, i cili ka shënuar 150 gola me ekipin e të rinjve. Klauzola për blerjen e tij kushton 50 milionë euro.

Ai sapo ka mbushur 16 vjeç, dhe pavarësisht se ende nuk ka bërë akoma debutimin e tij në ekipin e parë, ka një klauzolë përfundimi prej 300 milion reais, afro rreth 50 milionë euro.

Ky është Mateus Nashimento, sulmuesi i datëlindjes 2004 të skuadrës braziliane të Botafogos, i cili sapo ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesioniste, duke u lidhur me klubin nga Rio deri në vitin 2023.

Me skuadrën e të rinjve të këtij klubi ai ka shënuar 150 gola dhe tani, në shtëpinë e Botafogos, të gjithë janë shpresojnë se kjo do të përsëritet edhe në skuadrën e të rriturve. Duke pritur, mbase, edhe të fitojnë disa para nga një shitje e mundshme e këtij talenti në Europë …

Nashimento fitoi me “seleçaon” U-15 kupës e Amerikës së Jugut, falë 4 golave ​​dhe disa lojërave spektakolare të tij. Ai është një sulmues i djathtë natyral, por që di të luajë mirë me të dyja këmbët, duke arritur të ndryshojë dhe të mos japë pikë referimi për kundërshtarët, siç kërkohet nga sulmuesit modernë.

Te Botafogo ai tashmë gëzon një popullaritet të caktuar, jo vetëm për talentin e tij, por edhe për pamjen e veçantë, me flokë të gjatë në stilin e viteve ’70. Ai stërvitet me skuadrën nga Rio që kur ishte 11 vjeç dhe tani të gjithë presin shpërthimin e tij.

Pas karantinimit për shkak të Covid_19, sapo në Brazil të rifillojë futbollin, “xhevahiri” Nashimento do të nisë stërvitjen me ekipin e parë të Botafogos, nën urdhërat e trajnerit Paulo Autuori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!