Brdariç zhvillon seancën e parë te Vllaznia

Tomas Brdariç është shfaqur sot para mediave duke dhënë prononcimin e tij të parë si trajneri i Vllaznisë pas rikthimit te kuqeblutë. Kroato-gjermani tha para mediave se kishte ardhur për të ndihmuar Vllazninë në betejen për të fituar titullin kampion. Për Brdariç, misioni i dytë te shkodranët shihet si mënyra më e mirë për ta ‘rifituar’ pas aventurës së shkuar me kuqeblutë.

Brdariç:

“Jam i kënaqur që jam këtu, që punoj përsëri për këtë klub. Në këtë situatë dua të falënderoj Qatip Osmanin, ai ka bërë një punë shumë të mirë këtu dhe kam vlerësuar që ka çuar Vllazninë në këto pozita.

Kështu është jeta. Ao që ndodh tani, ndodh shumë shpejt. Ky ishte vendim zemre që të vija këtu sepse kemi prodhuar momente të bukura në të kaluarën. Në javët e ardhshme është e rëndësishme që të prodhojmë jo vetëm momente të bukura e rezultate, por edhe të shkojmë në “Final Four” për titullin.

Ndarja e mëparshme me Vllazninë? Në jetë bëjmë gabime të gjithë. Unë gaboj. Janë disa keqardhje, disa gjëra jo. Unë nuk shoh mbrapa, kjo është jeta dhe unë jam pozitiv. Kam pasur marrëdhënie të mira me Xhaferin. Ndoshta vetëm 2 ditë në jetën time nuk kam pasur marrëdhënie të mira me Albanin. Tani është kapitull i ri, i jam mirënjohës që jam këtu përsëri me tifozët, me klubin, me ekipin, që të arrijmë objektiva të mirë në javët e ardhshme.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!