Mançester Siti në optimale, Roma del me tri pikë nga Udine

Mançester Siti nuk i lë asgjë rastësisë. Këtë mbrëmje në ‘Express stadium’ për javën e 29-të në Premier League mundi thellë Brajton me shifrat 0-4. Fillimisht De Brynje, dy gola nga Foden dhe në fund Alvarez autorët e golave.

Skuadra e Pep Guardiolës ngjitet në vend të dytë të me 76 pikë (1pikë pas Arsenalit kryesues) dhe me një ndeshje për të rekuperuar.

Ndërkohë në orën 20:00 në Serie A, u luajtën minutat e mbetura të ndeshjes së shtyrë në minutën e 71′-të (1-1) mes Udinezes dhe Romës. Fitoi Roma 1-2, shënoi Kristante.

Eredivisie, Herenven-PSV 0-8 dhe Go Aehad-Fejnord 1-3. Ndeshjet e inkuadruara për javën e 31-të./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!