Eleminoi Tiranën, Kukësi krenohet me…finalen

  • Kukësi drejt së Parës (një titull kampion, dy Kupa të Shqipërisë dhe një Superkupë), por me mundësi reale për të mbajtur lart emrin dhe moralin. Luan finalen e madhe të Kupës me Egnatian.

Kukësi i’a doli të mbajë të vlefshëm 2 golat e sfidës së parë (2-0) ndaj Tiranës ndërsa të mërkurën mbrojti me fanatizën biletën e finales numër 5 në Kupën e Shqipërisë. Aty ku ka fituar dy trofe (ndaj Laçit me penallti 2016 dhe ndaj Tiranës 2-1 në 2019).

Në fakt, interesi nga të dy kampet ishte jashtëzakonisht i ulët por kjo nuk e evitoi dot grinten dhe luftën e fortë sportive në fushë. Një gol i Ardit Deliut në të 17′-ën për Tiranën një tjetër i anuluar për skuadrën e Devollit dhe tre shtylla (dy nga Patrik për bardheblutë dhe një nga Salami për verilindorët) tregues të një dueli cilësisht në nivelin e një gjysmëfinalje të denjë.

Ndërkaq në finale do të takohet me Egnatian e cila kaloi Vllazninë (2-1 shifrat e përgjithëshme) me golin e Motenegros shënuar në shtesë (1-0,0-1).

Finalja e parashikuar në 14 maj në ‘Air Albania Stadium’ në orën 19:00 e gjitha për t’u ndjekur. Sakaq Kukësi është thuajse i rrëzuar nga Superiorja teksa vetëm nëse Laçi nuk merr asnjë pikë në katër ndeshje dhe verilindorët i fitojnë të gjitha e shpëtojnë…

Megjithatë Kupa eventualisht e fituar, pritet të mbajë në këmbë ‘kalanë’ kuksiane pasi me shumë gjasë, elementi do të qëndrojë. Arsyetimi vjen nga fakti që pjesëmarrja në Conference League, do të sjellë disa para më shumë duke ngrohur arkat e klubit. Sidoqoftë, duhet pritur pasi përballë në finale do të ketë fituesit e edicionit të kaluar./Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!