Mojes drejt largimit, Uest Hem piketon Amorim

Cila është e ardhmja e David Mojes? Kontrata e trajnerit të Uest Hem skadon në fund të sezonit por është ende e paqartë nëseklubi londinez do ta mbajë në vijim.

Natyrisht e gjithë situata e teknikut, do të varet nga rezultatet ekëtyre javëve të fundit në Premier League.

Uest Hem aktualisht është i teti dhe rrezikon të mbetet jashtë nga garat europiane sezonin e ardhshëm. Një vendim, sipas Sky Sports UK, ende nuk është marrë dhe ndoshta do të arrijë vetëm në fund të sezonit.

Gjithësesi në rast largimi të ish teknikut të Mançester Junajtid timonieri i ri mund të jetë ai i Sporting Lisbonë, Amorim. Në fakt klubi po vlerëson edhe spanjollin Julen Lopetegui.Sipas raportimëve klubi londinez e ka takuar trajnerin aktual të klubit të Lisbonës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!