Ministri i ‘Salah’: ‘Kampionati nis me 25 korrik’

Pandemia globale ka prekur edhe kontinentin afrikan. Egjipti teksa ngjan me një etalon unifikimi për shumë shtete në Afrikë, ka ndalur që në mars aktivitetet sportive.

Gjithësesi,futbolli po përgatitet të kthehet edhe në Egjipt. Ministri i Sporteve i shtetit afrikan, ka njoftuar këto çaste se kampionati maksimal kombëtar, i ndërprerë në fillim të marsit për shkak të pandemisë, do të jetë në gjendje të rifillojë 25 korrik.

Premier League 2019-2020 do të riniset më 25 korrik dhe nuk do të anulohet”,- ishin fjalët e Ashraf Sobhi në mikrofonat e Sada El Balad. “Sidoqoftë – shtoi ministri – nëse rastet e koronavirusit do të rriteshin, aktiviteti sportiv në Egjipt do të pezullohet me efekt të menjëhershëm”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!