Kategoria e Parë, kalendari 2021-22
Edhe Kategoria e Parë do të ngrejë siparin më 11 shtator 2021, teksa ditën e sotme në ambientet e stadiumit “Air Albania”, 16 klubet janë njohur me kundërshtarët e tyre dhe kalendarin e plotë për këtë edicion të ri.
Shorti u hodh në praninë e përfaqësuesve të klubeve të Kategorisë së Parë dhe mediave si dhe u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, shefi i Sektorit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, futbollistja e ekipit Kombëtar të femrave, Megi Doçi si dhe ish-futbollisti i Kombëtares, Agustin Kola.
Sipas vendimit të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, këtë edicion nuk do të ketë më dy grupe për Kategorinë e Parë, por të gjitha skuadrat do të garojnë në një grup të vetëm, me dy faza. (FSHF)
KLIKO në Linkun poshtë për kalendarin e plotë: