Sormani i lumtur: ‘Kemi luajtur gjithnjë mirë’

Ai qëndroi te Partizani. Ose më mirë e mbajtën. Përkundër njëmijë e një arsyeve. Flitet për Adolfo Sormanin, trajnerin e të kuqëve.

Italiani i cili e ka bërë skuadrën kampione një ekip për ‘salvezza’, pasi shpëtoi vetë, sot mori frymë pasi kalendari i ofroi Luftëtarin e rrëzuar që nga java e kaluar.

Në konferencë për shtyp (sot pati zë) ai vijoji të thotë se skuadra ka shëndet…Mundi 8-1 gjirokastritët.


Partizan që ka luajtur mirë dhe në ndeshjet e tjetra, nuk është vetëm kjo sfida ku ka luajtur bukur dhe ka prodhuar lojë. Kjo ishte një provë e mirë. Skuadra diti si të shprehej në fushë. Nga pikëpamja e paraqitjes kemi bërë gjithmonë paraqitje të mira. Sot shihni golat e duket gjithçka ndryshe, unë vazhdoj të them se Partizani shpreh gjithmonë lojë.

Kaloi e keqja?

Skuadra dhe lojtarët stërviten mirë gjatë javës. Ekipi është përgatitur për të kaluar sfida të lehta dhe të vështira. Unë jam i bindur se në fund puna duket.

Eruopa?

Mendoj se skuadra ka forcën dhe shprehet për ta arritur, duket të gjejmë vazhidmësi, duhet të gjejmë sidomos besim te ajo që bëjmë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!