Alban Hoxha edhe 1 vit i kuq…

Presidenti Gazmend Demi, i afron Hoxhës bashkëpunimin edhe për një edicion.

Sipas informacioneve të fundit pranë Alban Hoxhës, portieri 32-vjeçar do të vijojë të jetë pjesë e Partizanit edhe për një vit.

Burimet thonë se mes palëve, përtej zërave për një divorc eventual, gjithçka ka ardhur e kopsitur me 32-vjeçarin, që pritet të ecë përpara.

Portieri i eksperiencës së madhe në kampionatin elitar në Shqipëri, nuk mund të lihej i lirë nga klubi i kuq, pasi në 7 edicione ka mbajtur mbi supe peshën e rëndë të titullarit absolut.

Kapiteni i kampionëve në fuqi do të mbahet mend gjatë për performancën e pritjeve të penalltive ndaj Ferencvarosh të Hungarisë, edicionin e kaluar, duke i dhënë kualifikimin për më tej Partizanit. Aq sa emri i tij u përfol se mund të listohej me mundësi përfshirjeje edhe në skuadrat e elites italiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!