Partizani “goleadë” me Luftëtarin, fiton 8-1!

Ashtu si pritej, ndeshja Partizani-Luftëtari, zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, e para e javës së 29-të të Superiores, rregjistroi “goleadën” e skuadrës së “kuqe” të kryeqytetit, rezultati më i thellë deri tani në sezonin e 81-të të futbollit elitar shqiptar.

Gjithçka përfundoi në 45 minutat e para të takimit, të cilat përfunduan 4-1. Historia në vazhdim rezervoi edhe 4 gola të tjerë, por një lojë pa shumë nerv, duke e kthyer takimin gati-gati në një ndeshje stërvitore.

Sulmuesi Erald Çinari ishte “heroi” e skuadrës së Partizanit, duke akuzuar njëfarë soji edhe trajnerin Sormani për mosaktivizimin e tij, pavarësisht nga justifikimet që mund të parashtrohen. Ai me tepër gjasa, është edhe lojtari i pare, që arrin të shënojë katër gola gjatë një takimi (9’, 16’, 45+2’, 69’). Broja (29’), Cara (80, 90+3’ (p), Solomon (81’), ishin autorët e golave të tjerë për “të kuqtë” e kryeqytetit.

Goli spektakolar i Griseld Likës (37’) për gjirokastritët, veç vlerave teknike individuale, nuk ndryshoi rrjedhën e lojës së Luftëtarit, që në fund të pjesës së parë mbeti edhe me 10 lojtarë (Hyseni në të 42-të me karton të kuq).

Me këtë rezultat të javës së 29-të, skuadra gjirokastrite i jep lamtumirën edhe matematikisht Superiores dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!