Tirana testohet për Covid-19, niset për Gjirokastër

Ashtu siç ishte paralajmëruar, pavarësisht nga apeli i ashpër i FSHF-së drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, mëngjesin e sotëm futbollistët dhe stafi i klubit të Tiranës, në stadiumin “Selman Stërmasi” iu nënshtruar kërkesës për të kryer testin për Covid-19, raporton Top Channel.

Kjo, pasi më 3 qershor, skuadra bardheblu e kryeqytetit kishte luajtur me skuadrën e Bylisit, në të cilën një futbollist kishte dalë i infektuar me koronavirus, ndërkohë që e gjithë skuadra ballshiote kishin rezultuar negative (?!).

Edhe pse në bazë të kërkesës së organeve shëndetësore, bardheblutë duhet të qëndrojë e karantinuar deri në marrjen e përgjigjeve të testit, skuadra e Tiranës sot pasdite do të udhëtojë drejt Gjirokastrës, ku nesër do të ndeshet me Luftëtarin për javën e 28-të të kampionatit.

Mësohet, se përgjigjet e testeve të futbollistëve dhe stafit të skuadrës kryeqytetase do të dalin zyrtarisht pas 8 deri më12 orësh. Në kampin bardheblu të thonë se të gjithë lojtarët dhe stafi gëzojnë shëndet të plotë dhe nuk kanë asnjë shenjë që lidhet me Covid-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!