Laçi nga e para, tjetër mundësi shtëpiake…

Laçi i penalizuar nga Disiplina e cila ndër të tjera shkruan: “Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a. të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.”

Situatë e çuditëshme kur mendon se kurbinasit pas kontestimit të vendimëve të Juxhin Xhajës (për kartonë), marrin një dënim aq shembullor.

Gjithësesi, të gjitha rrugët e dërgojnë skuadrën e Laçit te tri pikët në takimin e nesërm ndaj shkodranëve. Barazmi të mërkurën ndaj Teutës në shtëpi i ka lëkundur ndeshëm pozitat e bardhezinjëve për të ruajtur zonën europiane.

Nesër (17:00) ndaj Vllaznisë, edhe pse me një formacion emergjence, pritet të shihet një skuadër më e etur për pikë.

Ndërkaq skuadra e Cungut ka shfrytëzuar çdo hapësirë për tu përgatitur e qenë gati. Sipas burimëve nga kampi bardhezi, në formacionin e nesërm të Cungut, do ketë disa risi. Kushtëzuar nga mungesat e shumëta, reparti i mesfushës i gjithi për t’u bërë.

Stazhilla, Trokthi, Ignjatoviç, A. Selmani, Turkaj, Rapo, Gjoni, Deliu, Teko, Xhixha dhe Greca, janë futbollistët më pranë formacionit fillestar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!