Shqipëria me dy protokolle, Bylis pranë gjobës…

Situatë e vështirë në Kategorinë Superiore por jo vetëm. Pas rifillimit në mesjavë në 3 qershor, rasti i evidentuar me koronavirues i Qardakut te Bylis, ka përshtjelluar situatën.

Në protokollin higjeno-stanitar të shpërndarë nga FSHF, thuhet se nëse një futbollist del me infeksion, ai vetë-izolohet dhe skuadra përkatëse pasi i nështrohet kontrolleve, ecën me ndeshjet sipas programit.

Por rasti në fjalë duket se nxjerr në sipërfaqe një tjetër skemë sa të çuditëshme aq dhe të ndërlikuar.

Sporti im.al‘ mëson se ndeshja Bylis- Tirana (1-3) ka kaluar në ‘disiplinë’. Kësaj radhe jo te Komisioni i Disiplinës në FSHF, pasi ai sot ka dëbuar vetëm presidentin e Laçit, Laska, por te ai i Shëndetësisë.

Në koridore të ministrisë përkatëse burimet thone se ndaj drejtuesve te Bylisit po përgatiten letrat edhe për akuza në kundershtim të ligjit për karantinimin të marrë një gjobë ë majme nga qeveria.

Ministria e Shëndetësisë, ndryshe nga FSHF, duket se ka një tjetër protokoll për rastet kur një apo më shumë sportistë, rezultojnë me infeksionin e koronavirusit.

Thua nuk janë njësuar protokollet, apo qeveria është bërë pishman pse dha leje për nisjen e sportit?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!