Shehi: “Rruga e titullit kalon nga Partizani”

Skuadra verilindore e Kukësit, nesër në orën 17:00 në kuadër të javës së 28-të, do të përballet në stadiumin “Selman Stërmasi” me skuadrën e të kuqve të Partizanit, një ndeshje shumë e rëndësishme për ecurinë e mëtejshme të verilindorëve.

Në prag të këtij takimi, trajneri Orges Shehi është shpreh për kanalin zyrtar të klubit, se Kukësi është në gjendje optimale për të përballuar me skuadrën kampione në fuqi.

Ndryshe nga ndeshja me Luftëtarin ku kuksianët kishin mungesa, ndaj të kuqve rikthehet në skuadër mbrojtësi Obanor, që ka shlyer dënimin e kartonëve dhe mesfushori Rroca që vuante nga një tërheqje muskulore.

Ndeshja me Partizanin? “Është nje ndeshje e rëndësishme për objektivat që kemi. Janë kampionët në fuqi edhe pse kanë rezultate jo të mira por kanë skuadër të mirë, prandaj ka shkallë vështirësie të lartë, por futemi për maksimumin. Jemi të plotë, sepse rikthehen Obanor dhe Rroca dhe kemi kontigjent të plotë, përveç Limaj që nuk është në 100%.

Ndeshja me Luftëtarin dhe fitorja në fund? “Fituam në fund, por të mos harrojmë që kemi qenë konstantë duke pasur shumë raste. Kemi punuar për të mbyllur ndeshjen dhe rastet që kemi duhen konkluduar, sepse në futboll po nuk shënove, pëson”.

Faza përgatitore? “Pas një shkëputje prej 2 muaj e disa ditë, do të jetë e vështirë por skuadra u shpreh lirshëm dhe nuk kishte dëmtime. Kjo fazë na ka shërbyer për të ardhur në gjendje optimale”.

Titulli kampion? “Kemi objektiva madhorë dhe rruga e titullit kalon nga Partizani. Do të fokusohemi shumë te ndeshja e radhës për të arritur objektivat që kemi,”- ka deklaruar në intervistën e tij trajneri Orges Shehi i ekipit të Kukësit, në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Partizanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!