Largimi i Jonuz? Zeka: ‘Një problem më tepër për Vllazninë’

Intervistoi: Isuf Myrtaj

Eugent Zeka ish-drejtori teknik i Vllaznisë po ndjek me vëmendje zhvillimet te klubi shkodran i futbollit. Ndihet keq kur mëson se si një teknik ikën në këtë fazë të garës. Për më teper, duke hedhur mbi tavolinë pretekste që lidhen me futbollistët.

Nga shtatori 2016 deri në mars 2018, Zeka punoi te kuqeblutë, ndërkohë pas shkëputjes me punën te Vllaznia, u rikthye në Itali teksa vijon karrierën sportive po si drejtor teknik i Akademise se Real Fieschi.

Ish-trajneri i Laçit, gjatë edicionit 2015-2016, shprehet ekskluzivisht për ‘Sporti im.al’:

Mister në Itali?

Po, jam drejtor i Akademisë te Real Fieschi.

Mirsad Jonuz dje braktisi me një copë letër Vllazninë, e mësuat?

Po po, e mësova menjëherë nga mediat online, pasi unë si pjesë e sportit si ish-drejtues i Vllaznisë por dhe si shkodran, jetoj me gjithçka ngjet atje. Një problem më shumë për Vllazninë.”

Veprim i nxituar ?

Si koleg mund të kuptoj dhe pranoj arsyet e tij profesionale, nëse do të kishte dhënë dorëheqjen me kohë, por jo në këto momente të vështira që po kalon futbolli. Gjithashtu, nëse është e vërtetë, nuk më duket sportive dhe humane, ndërsa si motiv për dorëheqjen të përdoren lojtarët me ankesat e tyre. Futbollistët janë ato që kanë sakrifikuar më shumë nga të gjithë, madje për shumë kohë me probleme të ndryshme. Ata nuk e meritojnë të përdoren nga askush.”

Nëse ju ftojnë do ktheheshit këto momente te Vllaznia?

“Periudha e punes time si drejtor te Vllaznia mbetet më e lumtura e jetës time në futboll. Së paku deri tani. Me mungon në shpirt qyteti dhe skuadra ime e zemrës, por e shoh te pamundur absolutisht një afrim timin në keto momente.

Për shumë bashkëqytetarë për të mos thënë të gjithë jam i respektuar dhe i vlerësuar. Por ka dhe një pjesë të vogël që nuk më duan. Kjo lidhet me drejtësinë dhe ndershmërinë time profesionale. Fatkeqësisht janë të paktët që vazhdojnë të komandojnë”

E përsëris. Kam një kontratë dhe disa kushte që duhet t’i zbatoj te puna që po bëj. Më vonë nuk i dihet. Jam i bindur që gëzoj respektin e shumicës sportive në Shkodër. Për ata që janë të bindur në ndershmërinë time profesionale.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!