Bylis, e ndaluar të humbë…terren

Probleme pa fund për skuadrën simpatike të Bylis. Pas Qardakut ekzaminuar pozitiv, mungesa të rëndësishme edhe ndaj Teutës. Klubi në vështirësi.

Guindo, Mercedes e Bicaj të ‘larguar’, Qardaku e Janku për arsye shëndetësore janë mungesat e mëdha të Bylisit nesër në ‘Adush Muça’.

Situata te skuadra mallkastriote duket se është përkeqësuar si me buton pasi ekipi i Dovedan përpos fizionomisë impresionuese që tregoi gjsmën e parë të edicionit, ka rreth 5 muaj që nuk fiton.

Aq më tepër ndaj Teutës, rivalit të neërm me të cilën në shtëpi nuk fiton prej 4 edicionësh.

Asnjë fitore në 2020-tën në kampionat kanë bërë që ekipi të rrëshqasë në zonën play-out dhe nëse ndaj durrsakëve nuk kthehet te fitorja, atëherë duhet të nisë të mendojë për shpëtimin. E thotë renditja…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!