Xhaja ‘përgjysmon’ Laçin

Në ndeshjen e parë pas ndalesës pandemi koronavirues, skuadra e Armando Cungut nuk shkoi më tej se barazimi me durrsakët.

Në përballjen që përfundoi me rezultatin 1-1, përpos pakënaqësisë për lënien e dy pikëve, duket se bardhezinjtë janë të shqetësuar më shumë për ata kartonë ‘lumë’ që Juxhin Xhaja iu dha futbollistëve.

Nuk do të jenë të gatshëm të dielën Fangaj, Shehu dhe Lushkja. Të tre këta titullarë kanë plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë. Por kurbinasit duhet të bëjnë llogaritë me rikthimin e Turkajt, kohën e plotë te Teldiano Tekos, apo një rikthimi të mbrojtësit Gjoni.

Ndërkaq për Nuabuezën, sipas të gjitha gjasave, ky kampionat ka përfunduar. Javën e parë përgatitore në Pezë, drejtuesit u shprehen se nigeriano-amerikani, mund t’i nënshtrohet një operacioni në gju.

Gjithsesi, sulmuesi ka shtyrë në kohë, por klubi ende nuk ka dalë me një konkluzion të prerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!