Trajneri Mirsad Jonuz braktis Vllazninë…

Sikur të mos mjaftonin “telashet” e mëparshme për çështjet e pagave, Vllaznia pëson një tjetër goditje teknike dhe psikologjike.

Eshtë mësuar se pas fitores 1-3 ndaj Flamurtarit në Vlorë, trajneri Vllaznisë, Mirsad Jonuz, kishte udhëtuar drejt Maqedoninë e Veriut, prej nga ku ka njoftuar sot drejtuesit e klubit shkodran, për dorëheqjen nga posti që mbante.

Vendimin për largimin, trajneri Jonuz e ka komunikuar nëpërmjet një letre për drejtuesit e klubit dhe veçanërisht administratorin Suad Lici, vijnë zërat nga Shkodra, duke dashur të mos identifikohen në këtë situatë kaotike.

Përflitet, se shkak për këtë largim të papritur dhe në një moment tepër delikat për Vllazninë, mund të jetë përfundimi i kontratës me klubin si dhe mungesa e një oferte për të rinovuar, por edhe mungesa e pagesës së tij prej 4 muajsh.

Aktualisht, skuadra e Vllaznisë, që të dielën për javën e 28-të do të udhëtojë sërish drejt Laçit, për t’u përballuar me skuadrën kurbinase, është pa trajner… Maqedonasi Mirsad Jonuz e ka braktisur atë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!