Ballshi!? Tirana, nesër testet për Covid-19…

Nuk është thashetheme. Gjithçka është zyrtare. Vetë klubi bardheblu i Tiranës ka konfirmuar lajmin, se nesër do t’i nënshtrohet testeve për Covid-19, për shkak të ndeshjes të së mërkurës ndaj skuadrës së Bylisit.

Kjo masë nga ana e Ministrisë së Shpëndetësisë, vjen përpara se skuadra kryeqytetase të zhvillojë ndeshjen e radhës ndaj Luftëtarit në Gjirokastër, ndërkohë që në radhët e bardhebluve nuk ka shqetësime.

“KF Tirana ka marrë sot njoftim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku për efekt të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, të kryhet testimi për Covid-19 për të gjithë skuadrën që ka marrë pjesë në ndeshjen FK Bylis – KF Tirana.

Testimet nga KF Tirana do të kryhen ditën e shtunë paradite, ndërkohë që skuadra gëzon shëndet të plotë dhe vazhdon përgatitjet për ndeshjen e rradhës në kampionat ndaj Luftëtarit,”- njofton klubi bardheblu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!