Çfarë po ‘shesin’ trajnerët?

Shënim redaksional i ‘Sporti im.al’:

Vetëm një javë pas rifillimit të Kategorisë Superiore gara merr përmasa befasuese në disa fronte. Përtej ‘luftës’ me protokollin, në fushë, u pa diktati i Tiranës, balanca mes Laçi- Teuta, fitorja me drithërima e Kukësit, dështimi i zakonshëm i Partizanit, por dhe ai e Flamurtarit…

Me përfundimin e javës së 27-të u mbyll edhe faza e tretë. Tani, Superiorja futet në zonën e verdikteve, gabimeve, tensionit, apo dhe “lëshimeve”.

Ndonëse gjithçka pritet të vijë me ‘vapën’, ata që rritën temperaturat pas ndeshjeve të djeshme, ishin vetë trajnerët. Ja disa pikante të tyre:

Emanuel Egbo (Tirana): “Me Ngonë nuk ndodhi asgjë”

Veljko Dovedan (Bylis): “Tirana skuadër e mirë, ne kemi probleme”

Adolfo Sormani (Partizani): “Luajtëm mirë meritonim fitoren”

Ilir Daja (Skënderbeu): Pjesa e fitores shkon e gjitha për ekipin, jo për mangësi te kolegut (i referohet Sormanit, shënim i redaktorit).

Orges Shehi (Kukësi): ‘Në kokën time e kam një skuadër për vitin tjetër’.

Neritan Novi (Luftëtari): “Do respektojmë kampionatin deri në fund”.

Armando Cungu (Laçi): “Të kthehen tifozët”

Edi Martini (Teuta): “Stazhilla bëri pritjen shekullore”.

Mirsad Jonuz (Vllaznia): “Pjesa e parë ishte e keqe nga ana e Vllaznisë”

Marselo Troisi (Flamurtari): “Me Skënderbeun do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”.

Në fakt ç’po shesin te ‘kosumatori’ shefat e trajningut?

Apo kërkon Sormani varkën e shpëtimit? Po Dovedan a ndihet i friksuar te Bylis, që s’po ngre kokë? Pse Cungu propozon tifozë në shkallë? Ku e pati fjalën Jonuz kur tha se pjesa e parë ishte e keqe?

A duhet besuar Novi për ndershmërinë e Luftëtarit deri në fund? Me kë ‘tallet’ Troisi, kur shqipëron se ‘me Skënderbeun ndeshje e vështirë‘? Po Shehi a do mund ta perifrazonte shprehjen ‘në kokën time kam ekipin e së ardhmes’ nëse në të 95′ nuk do shënonte Abazaj?

Sormani s’ka faj‘- lë të kuptohet Daja triumfator. Po Egbo përse mundohet të fshehë problemet e klubit me Ngo?

Dhe në fund ‘gallata’ e Martinit:Stazhilla pritje shekullore“.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!