Gripshi realizon golin e vitit…

Kategoria Superiore, java e 27-të Partizani-Skënderbeu 1-2 (Ferhati 85’/Gripshi 43′, Dita 44′)

Partizani dhe Skënderbeu luajtën ndeshjen e fundit të javës së 27-të në ‘Selman Stërmasi’ të boshatisur. Sikundër edhe në 4 takimet e para të futbollit elitar post pandemi, edhe në kryeqytet, u luajt mbi bazën e një protokolli higjeno-sanitar strikt.

Loja nisi më mirë për Partizanin i cili në 22 minuta lojë arritit të krijojë disa mundësi të mira me Telushin, Malen e Çinarin. Në të 27-tën provon Dita për Skndërbeun me portierin Hoxha që ndal topin. Sërish korçarët këtë radhë me Bregun teksa Hoxha detyrohet të bëjë një tjetër pritje shpëtimtare.

Për të ardhur në minutat finalë të fraksionit të parë aty bardhekuqtë shpërthejnë me dy gola spektakolarë. Fillimisht Nazmi Gripshi pas një harkimi nga (kendorja) e djathta nga jashtë zone shpik golin e vitit.

Numri 10 i formacionit të Ilir Dajës godet fluturimthi me topin që pushon në rrjetë (43′). Por pa kaluar një minutë, sërish Skënderbeu godet me golin e dytë. Përsëri aksion nga krahu i djathtë me sferën që përfundon në zonë.

Dita ndjek dhe me një goditje të kalibruar gjunjëzon për herë të dytë portierin e të kuqëve në minutën e 44′.

Në pjesën e dytë e njëjta tabllo me vendasit që përpiqen të hapin takimin. E gjejnë shumë vonë golin e parë. Shënon Ferati. Një aksioni nga e majta, topi shkon në anën tjetër te mesfushori i cili gjuan dhe dërgon topin poshtë traversës.

Në këtë pjesë, Partizani pretendoi edhe për një prekje me dorë në zonë nga Dita por që nuk u sinjalizua nga Jorgji. Skënderbeu ngjitet në vend të tretë ndërsa Partizani, komplikon gjithçka duke mbetur në kuotën e 38 pikëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!