Igli Tare “blindon” Inzagin dhe Imobilen…

Drejtori i lacialëve, Igli Tare, ka nisur nga puna. Duke folur për “Sky”, menaxheri i suksesshëm ka folur për strukturën e ardhshme të klubit kryeqytetas, duke mos i fshehur planet e tij, të cilat për Taren, kanë nisur nga pankina me rinovimin e kontratës së trajnerit Simone Inzagi:

“Për ne ishte një përparësi: puna e tij shikohet nga të gjithë. Lidhja e tij me këtë shoqëri e tejkalon normalitetin, ai është historia e këtij klubi. Ai ka qenë këtu për më shumë se 20 vjet dhe askush nuk e ndjen këtë bluzë më shumë sesa ai”.

Pas blindimit të Inzagit ishte radha e golashënuesit më të mirë të ekipit, Ciro Imobiles: “Imobile nuk është kontaktuar asnjëherë, ose është kërkuar nga Napoli. Kjo sepse Imobile është Lacio dhe Lacio është Imobile. Eshtë një lidhje shumë e fortë dhe mendoj se do të mbetet për shumë vjet,”– ka deklaruar drejtori lacial, Igli Tare..

Ai ka folur edhe për “xhevahirët” e skuadrës së Lotitos, siç janë Luis Alberto dhe Milinkoviç-Saviç, për të cilët, sipas Tares, çmimi nuk do të ulet: “Unë mendoj se për lojtarët e klasit të parë çmimet nuk do të ulen. Ne sigurisht nuk kemi nevojë të shesim tani,”– shtoi ai, duke e lënë të hapur mundësinë e një transferimi të mundshëm të serbit.

“Marrëdhënia e djalit me piacën, qytetin dhe Lacion është një lidhje shumë e fortë, e rritur me kalimin e viteve. Çdo situatë do të vlerësohet në kohën e duhur pa asnjë presion, por mbi të gjitha, për të mirën e të dy palëve. Vlerësimi? Unë nuk jam i mirë, por ai është një lojtar i klasit të parë,” – është shprehur drejtori Igli Tare, që ka filluar nga puna për ndërtimin e Lacios europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!