Dhimja e Gatuzos, humb motrën 37 vjeç!

Ish-milanisti Rino Gatuzo, aktualisht trajner i Napolit, sot është larguar nga skuadra e tij për t’u bashkuar me familjen e së motrës në Gallarate, e cila këtë këtë mëngjes u nda para kohe nga jeta në spitalin e Busto Arsizios.

Françeska 37-vjeçare, e shtruar në spital që në muajin shkurt, vuante prej kohësh nga një sëmundje e rrallë dhe e pashërueshme, pavarësisht nga ndërhyrjet kirurgjikale të kryera nga mjekët.

Në kushtet e karantinimit, Gatuzo nuk pati mundësi t’i qëndronte pranë së motrës, duke patur telefonin si mjet të vetëm komunikimi.

Në këtë rast fatkeqësie, i gjithë klubi i Napolit i gjendet në krah trajnerit, Rino Gatuzo. “Ne jemi të gjithë pranë jush me zemër i dashuri Rino”, është mesazhi i ngushëllimit nga klubit napolitan. Nuk kanë munguar mesazhet ngushëlluese nga presidenti De Laurentis dhe familja e tij.

Nuk mund të mungonin edhe ngushëllimet nga klubi i Milanit, ku Rino Gatuzo është pjesë e historisë së kuqezinjve të Milanos. “Rino, dhimbja juaj dhe ajo e familjes tuaj, është e jashtëzakonshme. Ajo është edhe e jona. Pusho në paqe, e dashur Francesca”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!