Higuain pëson tërheqje, Juve në panik

Në seancën e fundit stërvitore, Gonzalo Higuain ka raportuar një problem të muskujve duke ndërprerë përgatitjet e ditës.

Sipas raporteve nga ‘La Gazzetta dello Sport’, sulmuesi bardhezi teksa gjeti paqen me Sarrin pas kthimit nga Argjentina, raportoi një problem të muskujve gjatë seancës së fundit stërvitore.

‘Pipita’ këto momente po kryen kontrollet paraprake në JMedical por në kampin juventin, ekziston frika e një tërheqje të lojtarit në kofshën e djathtë çka do ta linte jashtë sulmuesin për disa javë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!