Mesi ‘nuk flet’ në 1 qershor, edhe një vit te Barça

Siç kishte raportuar MARCA shtatorin e kaluar, Mesi kishte mundësinë të linte Barcelonën falas pas 1 qershorit të sotëm.Gjithnjë nëse ai do ta shihte të udhës.

Ky fakt është konstatuar te një klauzolë në kontratën e tij me klubin katalanas, e cila evidentonte faktin. Mbështetur këtu, ‘pleshti’ kishte mundësinë që të prishte në mënyrë të njëanshme lidhjen e tij me klubin, me të cilin ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm.

Në kontratë thuhet se nëse ai do të linte klubin duhej të njoftonte para datës 1 qershor 2020. Leo nuk ka njoftuar asgjë, kështu që marrëdhënia e tij me Barcelona vazhdon, të paktën një sezon më teper.

Te Barcelona ishin gjithmonë të qetë. Ata kishin besim të plotë se argjentinasi do të vazhdonte të mbante veshur fanellën blaugrana. Tani është koha për të punuar për rinovimin e kontratës, pasi Mesi është ‘falas’ deri në verën e vitit 2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!