Zyrtare, La Liga rinis me derbin e Sevijës

Tani nuk ka më asnjë dyshim. Gjithçka është zyrtarizuar. La Liga, skena e madhe e madhe e futbollit në Spanjë, do të rifillojë më 11 qershor, në orën 22:00, me derbin e Sevijës, midis skuadrës që mban emrin e qytetit dhe asaj të Betis.

Një ditë më pas, të premten e 12 qershorit, për llogari të javës së 28-të, do të luhet Granada-Getafe dhe një tjetër derbi, ajo mes Valencisë dhe Levantes. Barcelona do të zbresë në fushë të shtunën, me transfertën ndaj Majorkës në orën 22:00, ndërsa Real Madrid të dielën, më 14 qershor, do të presë në Bernabeu skuadrën baske të Eibarit.

Në kalendarin e ri të La Ligas të bën përshtypje fakti, se janë planifikuar për t’u zhvilluar ndeshje edhe në orën 13:00 të mesditës, pavarësisht nga temparaturat e larta. Sezoni i ardhshëm i La Ligas është planizuar për të startuar më 12 shtator…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!