Benzema: ‘Jemi Reali, fitojmë dhe pa tifozë’

Pas zyrtarizimit të sotëm nga Federata Spanjolle eFutbollit se Real Madrid do të përdorë qëndrën stërvitore në Valdebebas, ( “Alfredo Di Stefano”) për ndeshjet e mbetura, skuadra e Zidan, duket se ka gati planet për tu futur fort në garë për titull.

Sulmuesi kryesor i Real Maddrid Karim Benzema, u intervistua nga Realmadrid TV pas sesionit të dytë stërvitor të ekipit. Sulmuesi francez duke folur për rifillimin dhe takimin ndaj Eibar tha:

Po presim për t’u rikthyer në ndeshje duke luajtur e menduar për të fituar. Ndeshja e parë, ndaj Eibar në shtëpi, është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ne do t’i japim gjithçka që kemi”.

Është disi ndryshe teksa do të luajmë me dyer të mbyllura. Kemi gjithmonë nevojë për tifozët, por shpresoj se të gjithë do të na mbështesin nga TV. Ne e dimë se duhet të fitojmë çdo ndeshje, kjo është jetësore për ne dhe për klubin dhe do të shkojmë të gjithë jashtë për ta bërë këtë “.-tha sulmuesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!