Paderborn, barazimi që s’vlen, Verder ka klas…

Ditën e sotme u luajtën disa ndeshje të Bundesligës në Gjermani. Si zakonisht pas pandemisë globale, impinatet ishin pa tifozë, por ky fakt nuk i pengoi skuadrat të arrinin te golat. Nuk shënon Haland, por Dortmund i Favresë, fiton me dy gola diferencë në fushën e Volfsburgut.

Verderi me Rashicën ‘baba’ prej pak ditëve, ia doli të fitojë ndaj Frajburgut në fushën e skuadrës së Abrashit që luajti disa minuta në fraksionin e dytë.

Edhe pse në fund vendasit barazuan goli u anullua dhe miqtë morën tri pikë të vyera.

Në takimin e shqiptarit tjetër Klaus Gjasula, Paderborn-Hofenheim u mbyll 1-1. Sakaq, në derbin M’Gladbah-Leverkusen shifrat teknikë folën për ‘aspirinat’, të cilët u imponuan 1-3.

Ja rezultatet sot:

Volfsburg – Dortmund 0-2

M’Gladbah – Leverkusen 1-3

Paderborn – Hofenheim 1-1

Frajburg – Veder Bremen 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!